Qytetarët e Elbasanit nuk përballojnë dot çmimet e larta, operatorët e transportit: Kemi rritur biletën, po shkojmë drejt mbylljes

Rritja e çmimeve të karburanteve po rëndon direkt mbi xhepat e qytetarëve. Tanimë kompanitë e tranportit kanë rritur çmimin e biletave sipas intenerareve përkatëse.

Rritja e çmimeve ka reflektuar direkt tek qytetarët në Elbasan të cilët ankohen se cmimet e reja janë të papërballueshme . Rritje të cmimit të biletës regjistrohet tek te gjitha linjat, ndër to Elbasan- Tiranë, Elbasan- Cërrik, Elbasan- Gramsh etj.

Edhe transporti nga qyteti në fshatra është rritur me 30-50 lekë .Të shqetësuar qytetarët kërkojnë marrjen e masave. Sipas tyre do të detyrohen të reduktojne lëvizjet.

“Është rritur me 500. Në Elbasan ka vajtur 2 mijë lekë se përballojmë dot, s’do dalim hiç, vetëm për sëmundje, për spital, ishalla bëhet më mirë”– u shpreh një prej tyre.

“Është rritur, nga 1 mijë vajti 2 mijë, se përballojmë dot, pensionist, 100 mijë lekë marrim”- u shpreh një pensionist.

“Po është rritur, nga 2 mijë është bërë 3 mijë, pak te buka pak te ushqimet, janë rritur”– tha një tjetër.

Ndërsa qytetaret ankohen për cmimet e larta të biletave, operatorët e transportit theksojnë se janë të detyruar pasi me çmimin e ri të karburanteve nuk dilnin me fitim.

“Sidomos me rritjen e çmimit ka rënë puna, nuk qarkullojnë njerëzit. Drejt mbylljes jemi, kemi 21 vite që punojmë, kjo e bëri më keq akoma, të gjitha ankohen, nuk gjen njëri të ankohet. 500 lekë e këmi rritur ku ta cojmë më shumë”– u shpreh ai.

Ndonese qeveria premtoi nderhyrje te grosistet në lidhje me rritjen e çmimeve por qytetarët kanë lajmëruar serish protestë para kryeministrisë .

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re