Është shtyrë seanca gjyqësore për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshi, të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

Mësohet se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, nuk ka qenë i pranishëm.

Ai ka firmosur një deklaratë ku shprehej që nuk dëshironte të merrte të pjesë në procesin gjyqësore dhe se nuk kishte zgjedhur avokat.

Pandeli Kokaveshi, i cili ishte i pranishëm në proces, gjithashtu është shprehur se edhe ai nuk kishte avokat.

Gjykata, sipas akteve, ka njoftuar për të mbrojtur të pandehurin Fredi Beleri dy avokatët, Edmond Dema dhe Artjon Lasa. Por më pas, Fredi Beleri ka kërkuar që të mbrohej nga avokati Geni Gjyzari megjithatë ky i fundit ka firmosur një shkresë ku ka refuzuar të jetë përfaqësues ligjor i tyre.

Në fund, togat e zeza kanë caktuar Pranvera Docin si avokate të zgjedhur nga shteti për të mbrojtur interesat e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Ndërsa Pandeli Kokaveshi iu është caktuar Arben Peco përfaqësues ligjor, ndërsa iu është dhënë koha për të zgjedhur edhe vetë një avokat.

Duke qenë se nuk kishte avokat për të pandehurit dhe përfaqësuesit ligjorë të zgjedhur nuk ishin të njohur me aktet e dosjes seanca u shty për në 7 qershor.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re