Skip to content

“S’do vdesim këtu ne”, socialistët lodhen nga Kongresi i PS-së, tentojnë të ikin por rojet e stadiumit nuk i lejojnë pa mbaruar punë partia (VIDEO)

Ka nisur që prej orës 17:30 të pasdites së sotme, Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, i cili nuk ka përfunduar ende.

Duket se pas përfundimit të fjalës së gjatë të krysocialistit Rama, të pranishmit në stadium kanë zgjedhur të ikin duke mos preferuar të dëgjojnë fjalën e ministrave të kabinetit qeveritar.

Në portën hyrëse, pjesëmarrësit që kanë dashur të largohen kanë hasur në kundërshtimin e rojeve të sigurisë të cilët po i detyrojnë të qëndrojnë deri në mbylljen e plotë të punimeve të Kongresit.

Një situatë e pazakontë, por që në fund të fundit partia kërkon dhe ‘sakrifica’.

“Nuk do vdesim këtu ne”, dëgjohet në video tu thotë një qytetar rojeve të sigurisë në “Air Albania”.

/faxweb