Deputetja e Partisë Dekokratike Grida Duma dha sinjale për bashkimin e kësaj force politike.

 

Në një dalje për mediat, pas mbledhjes së thirrur nga Alibeaj në Kryesinë e Kuvendit, Duma tha se fryma e bisedës ka qenë e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët.

 

Deputetja në nisje të reagimit të saj theksoi se nuk do të flasë më si palë e një grupimi brenda PD-së.

 

“Mendoj se ka shumë gjasa, unë nuk dua të flas më si palë, fryma e bisedës ka qenë krejtësisht e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët që kanë përfaqësuar këtë tryezë. Fryma me të cilën lashë mbledhjen është e sinqertë. Mënyra se si do të shkohet drejt këtyre primareve është duke u diskutuar në çdo moment. Fakti që kanë nisur diskutimet unë e quaj një lajm të mirë. Fryma është për të gjetur të gjitha elementët që mund të na çojnë drejt  bashkimit”, tha Duma.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re