Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, iu është bashkuar reagimeve që ka sjellë bllokimi i shumë shqiptarëve në pikat kufitare me Greqinë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manjani thekson se kjo situatë është e paimagjinueshme, ndërsa shton se; “Mirë Greku, po edhe shqiptari i mbyll kufirin shqiptarit?”. Mes të tjerash Manjani thekson se ata nuk janë azilantë dhe se duan të shkojnë në shtëpitë e tyre, me mjetet e tyre të transportit.

MESAZHI I MANJANIT

Është e paimagjinueshme!
Nuk arrij ta kuptoj ende, ç’a ju kushton thjesht të hapin një portë hekuri të lejojnë shqiptarët të hyjnë në shtetin e tyre?!!!
Mirë Greku, po edhe shqiptari i mbyll kufirin shqiptarit?!

Ata nuk janë armiq.
Nuk janë refugjatë.
Nuk janë azilantë (trajtohen më njerëzisht).
Janë shqiptarë që duan të shkojnë në shtëpitë e tyre, me mjetet e tyre të transportit.
Nuk duan as “Lasgush” as Dollmush (turqisht:furgon) nga Kryeplaku.
Asgjë!
Vetëm të hapet porta e hekurit që është bërë me taksat e tyre dhe që e kanë në dorë nënpunës që gjithashtu paguhen nga taksat e tyre.
E lëmë Kushtetutën e Republikës, po edhe nga “kushtetuta e Surrelit” mësuam se Ai “…nuk ka vdekur akoma”.
Eshtë ende në fuqi ky nen i kushtetutës së Surrelit, apo jo?!

Hapini more ato porta të shkojnë njerëzit në shtëpitë e tyre! Ç’do me thënë kjo?!! Lufta është me armikun, jo me njëri-tjetrin!!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re