Kryeministri Edi Rama ka vizituar veriun e Shqipërisë ditën e sotme, më konkretisht zonat më të prekura nga përmbytjet në qytetin e Lezhës dhe nuk kanë munguar bisedat e tij me banorët. Në cdo rast, Rama i kujtonte përmbytjen e 2010-ës duke thënë se e cfarë është parë me të kaluarën, asnjëri nuk duhet të qahet.
Rama: Në 2010, uji ju erdhi nëpër dhoma. Janë pastruar 40 e kusur kilometra kanale që sot të kemi këtë situatë.
Banor: Janë zhytur vetëm 10 shtëpi, 500 të tjera jemi xixë.
Rama: Po por atëherë ishin mijëra. E mbani mend sepse keni fjetur nëpër palestrat e shkollave. Me cfarë keni parë në të kaluarën, s’duhet me u qa.
Më pas, Rama u takua me një tjetër banor, të cilin e cilësoi si demokrat të lëkundur dhe i tregoi se në përmbytjen e madhe, njerëzit ishin m buluar me baltë për të shpëtuar bagëtitë, ndërsa në këtë rast nuk ka humbje krerësh.
Ndreu: Hë Ben, ke ndonjë pretendim, se ti zakonisht i fut ndonjë gjë kështu. Thuaji kryeministrit cfarë ke.
Rama: Ky është demokrat i lëkundur ë?
Ndreu: Jo, është neutral, por mban qëndrim kritik.
Banori: Unë jam me atë që punon. Ai që punon ka hallall votën dhe meritën.
Rama: Më shih mua këtu në sy. Unë jam nga ata që punon. Është formula e demokratëve që e kupton që nuk mund të bëjnë rolin e budallait. Demokratët e zgjuar nuk mund të thonë se këtu nuk është bërë gjë. Je demokrat i zgjuar ti, prandaj je i lëkundur. E kujton shumë mirë përmbytjen e madhe. Mua më kujtohet që s’jemi afruar dot këtu dhe njerëzit ishin me baltë duke shpëtuar bagëtitë. Falë punës, nuk keni humbje krerësh.
/faxweb



