Teksa ka nisur mbledhja e parë e Komisionit Hetimor Parlamemntar për shkarkimin e presidentit Meta, anëtari Spartak Braho kërkoi nga kolegët që të jenë të kujdeshëm nga deklarimet që bëjnë për presidentin Meta.

Braho tha se puna që do të bëjnë anëtarët e komisionit do të jetë e ngjashme me atë të një gjykate, ndërkohë që këkroi si prova për Metën të përdoren dhe video të ndryshme, ku presidenti mund të ketë bërë deklarata që përbëjnë shkelje.

“Ne nuk duhet të prononcohemi për mediat, që presidenti kështu, presidenti ashtu, pasi ne jemi pothuajse një gjykatë. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos akuzohemi për prononcime të pamatura. Te plani i hetimit i nderuar kryetar ne na nevojitet që të njohim jo vetëm deklarimet e presidentit, por edhe filmimet, nuk na duhen vetëm të shkruara, duhet të kemi tabelën dhe të shohim të gjitha ato imazhe që akuzojnë presidentin e republikës. Kjo nuk është e mirë vetëm për ne, por edhe për publikun”, u shpreh Braho, ndërsa kërkoi që të dinte më shumë rreth buxhetit që do të ketë në dispozicion ky komision.

Kreu i Komisionit Alket Hyseni tha se ky komision do të ketë në dispozicion të gjitha fondet e nevojshme, për të administruar çdo provë dhe thirrur çdo dëshmitarë që i shërben procesit. Hyseni tha se koha e punës së komisionit është trejavore, dhe nuk përjashtohen mbledhjet në ditët e pushimit.

“Patjetër që përfshihen çështjet financiare, për thirrjen e çdo dëshmitari, çdo prove që ne dëshirojmë, afati maksimal i punës së Komisionit është trejavor, dhe unë ju falenderoj që ju merrni pjesë në këtë mbledhje pavarësisht se është e shtunë. Ne do të mblidhemi ndoshta dhe në ditë të tjera, që janë pushim, në mënyrë që ta përmbushim punën brenda afateve”, tha Hyseni.

Në axhendën e Komisionit është dhe ftesa për presidentin, i cili nuk dihet ende nëse do të pranojë apo jo që të bëhet pjesë e seancës dëgjimore.

Nis nga puna Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni: Do të hetohen këto veprime të paligjshme të kryera nga Presidenti

(E.K/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re