Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza, duke thënë se ishte e rëndësishme të pranohet se sulmet nga Hamasi “nuk ndodhën në vakum”.

“Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet,” u tha ai anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Ata kanë parë sesi vendi i tyre po gllabërohet vazhdimisht, tjanë të prekur nga dhuna, ekonomia e tyre është e mbytur, njerëzit e tyre janë zhvendosur dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar. Shpresat e tyre për një zgjidhje politike të problemeve të tyre po zhduken,” tha ai.

Megjithatë, Guterres shtoi se pakënaqësia e popullit palestinez nuk mund të justifikojë “sulmet e tmerrshme” nga Hamasi dhe gjithashtu nuk mund të justifikojë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez.

Ai tha se ishte “thellësisht i shqetësuar për shkeljet e qarta të ligjit ndërkombëtar humanitar që po shohim në Gaza”, duke thënë se “furnizimet e karburantit të OKB-së në Gaza do të mbarojnë brenda disa ditësh”.

“Kjo do të ishte një fatkeqësi tjetër. Për të lehtësuar vuajtjet epike, për të bërë dërgimin e ndihmës më të lehtë dhe më të sigurt dhe për të lehtësuar lirimin e pengjeve, unë përsëris apelin tim për një armëpushim të menjëhershëm humanitar,” tha Gutteres.

Të paktën 5,791 palestinezë janë vrarë deri më tani nga sulmet izraelite në Gaza, një përqindje e madhe e tyre gra e fëmijë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re