Ambasada gjermane ka falënderuar qeverinë shqiptare për ndihmën në riatdhesimin e turistëve gjermanë të bllokuar në Shqipëri.

Në një shënim në facebook ambasada gjermane bën me dije se Gjermania dhe BE-ja qëndrojnë në krah të Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të mbështesin vendin edhe në përballimin e krizës së Corona-Virus dhe pasojave të saj.

“Bashkëpunimi gjermano-shqiptar në menaxhimin e krizave

Ne duhet të jemi të bashkuar në këtë pandemi, e cila po prek të gjitha vendet e botës. Veçanërisht e rëndësishme është që secili prej nesh të zbatojë masat për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Por ne gjithashtu kemi nevojë për kohezion midis vendeve tona.

Falënderojmë qeverinë shqiptare për ndihmën në riatdhesimin e turistëve gjermanë të bllokuar në Shqipëri. Një fluturim i Air Albania u nis dje drejt Memmingen. Shumë faleminderit!

Gjermania dhe BE-ja qëndrojnë në krah të Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të mbështesin vendin edhe në përballimin e krizës së Corona-Virus dhe pasojave të saj. Së bashku jemi më të fortë!”- shkruan ambasada. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re