Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmendi gjatë konferencës për shtyp faktin se në institucionin që drejton është ngritur një Task Force nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare.

Zëdhënësi i kreut të Shtetit, Tedi Blushi, sqaron edhe rolin që do të ketë kjo task forcë e drejtuar nga ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri.

Presidenca jep edhe numrat përkatës dhe një adresë emaili për qytetarët që kanë nevojë.

Tedi Blushi në rrjetet sociale: Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z.Bahri Shaqiri, me qëllim:

Bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore;

Monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie;

Aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.

Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion:

[email protected]

Si dhe në dy numrat celularë:

+355693435861

+355693354269

Të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re