Vajza e Selim Velsulës, 56-vjeçarit që u masakruan me thikë mbrëmjen e së mërkurës (11 Maj) në Klos, është shprehur se nuk do e falin gjakun e babait të saj.
Ajo ka deklaruar se autori i krimit duhet të dënohet me burgim të përjetshëm, ose paralajmëroi “ne do t’i shkojmë kësaj gjejë deri në fund”.
Vajza e viktimës u shpreh se 32-vjeçari nuk ishte në depresion dhe se kishte ardhur i përgatitut nga Tirana.
Ndërsa deklaroi se babai i saj ishte duke kullotur bagëtitë kur Hazbi Velsula e goditi me thikë.
“Ai nuk është në depresion. Ka ardhur me vetëdije, ka ardhur i përgatitur nga Tirana. Im atë ishte duke kullotur bagëtitë.
Ne nuk e falim kurrë gjakun, të dënohet me burgim të përjetshëm ose ne do t’i shkojmë kësaj gjejë deri në fund. Nuk e falim gjakun. Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë. E ka tërhequr zvarrë, e ka lënë shuk aty dhe ka ikur”, tha ai.
LEXONI EDHE:
U konfliktuan fizikisht dhe më pas 32-vjeçari e goditi me thikë, detaje nga vrasja e 65-vjeçarit! Autori pas krimit ishte strehuar në banesën e të vëllait
DINAMIKA/ “Kam një muhabet”- Vrasja në Klos, si 32-vjeçari i mori jetën kushëririt duke e goditur me thikë! Viktima tentoi të kthehej drejt banesës, por… Publikohet foto e autorit të krimit