Gjykata e Lartë ka publikuar statistikat përsa i përket çështjeve të cilat ende kanë mbetur pa u trajtuar. Në njoftimin e publikuar, gjykata e Lartë bën me dije se deri në datën 31 maj të këtij viti kanë qenë plot 34.806 çështje gjyqësore të cilat ende nuk janë gjykuar apo shqyrtuar.

Së fundmi gjykata e Lartë u plotësua me anëtarin e 13-të, dhe pritet që tashmë ritmi i shqyrtimit të dosjeve të jetë edhe më i lartë në periudhën në vijim.

Njoftimi i Plotë:

Të dhënat statistikore të paraqitura në tabelë, tregojnë se Gjykata e Lartë është duke bërë përpjekjet maksimale për uljen e backlogut. Deri më datë 31 maj 2022 janë 34,806 çështje gjyqësore në pritje për gjykim. Shifrat e 5 mujorit të parë të vitit 2022 tregojnë një të dhënë premtuese sa i takon reduktimit të çështjeve të mbarura.

Duke krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë, në 2021 norma e evadimit të çështjeve ishte 127%, ndërsa për vitin 2022, gjatë 5 mujorit të parë është mbi 200%. (të regjistruara/të përfunduara)
Jemi të vetëdijshëm se numri i dosjeve që janë pritje për gjykim vazhdon të jetë sërish i lartë, por ritmi me të cilin po punojnë sot anëtarët e Gjykatës së Lartë është premtues dhe tregon qartë angazhimin maksimal të trupës për të shqyrtuar dhe ulur çështjet e mbartura. Në përkrahje të këtij angazhimi, Gjykata kërkon edhe mirëkuptimin e palëve në proces si formë besimi dhe mbështetje për aktivitetin e institucionit tonë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re