Në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministrit Edi Rama i është kërkuar që të fusë në LIVE ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, me të cilin së fundmi në rrjet kanë patur disa replika mes njëri-tjetrit.

“Fute pak Lulin Live”, i kërkon një ndjekës Ramës, ndërsa ky i fundit, me ironi i përgjigjet duke i thënë se nuk e fut dot sepse është duke fjetur.

Më tej vijon duke thënë se “ai feston vitin e ri, të nesërmen në mëngjes fle gjumë dhe zgjohet në pranverë normalisht”

Komentuesi: “Fute pak Lulin Live”

Rama: “Jo, nuk e fus dot Lulin live se është duke fjetur, do t’i jap një përgjigje se më ka kërkuar dje prapë. Lëre të flejë dhe i çikë, sa është ora? Ora në 09:08, ohu, nga ora 12:00 zgjohet. Tani që është zgjuar, se nuk zgjohet ai. Ia fut gjumit, ai feston vitin e ri, të nesërmen në mëngjes fle gjumë dhe zgjohet në pranverë normalisht. Dhe pranvera për të nuk fillon as ditën e verës më 14 mars, por me 22 qershor. Por është zgjuar këtë herë, më ka surprizuar.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko