Së paku nëntë veta janë vrarë kur talibanët pakistanezë, të veshur në burka, kanë sulmuar kampusin e një universiteti të bujqësisë në veriperëndrim të Pakistanit.
Shërbimi për media i ushtrisë tha se policia dhe trupat e armatosura i kanë vrarë të gjithë sulmuesit në Drejtorinë e Institutit të Bujqësisë, në qytetin Peshauar.
Një zyrtar mjekësor konfirmoi për korrespondentët e Radios Evropa e Lirë se spitali lokal ka pranuar trupat e nëntë personave.
Tre ose katër sulmues janë në mesin e të vrarëve, thanë korrespondentët e Radios Evropa e Lirë.
Talibanët pakistanezë “Tehrik-e Taliban Pakistan” e morën përgjegjësinë për sulmin.
Në dhjeor të vitit 2014, ky grup ka vrarë 134 fëmijë në Shkollën Publike Ushtarake të Peshauarit.
Talibanët pakistanezë po luftojnë për të rrëzuar qeverinë dhe për të instaluar një interpretim strikt të ligjit islam.
Ata janë të lidhur ngushtë me kryengritësit afganë talibanë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re