Reshid Jazami, një ekspert në bateritë e litiumit, ishte në gjendje të përmirësonte kohën e rimbushjes duke realizuar, gjatë një testi, një rekord botëror prej pesë minutash për një rimbushje të plotë, tha ai për Médias24. Rekordi i mëparshëm që ai mbante ishte gjashtë minuta dhe u arrit në vitin 2021. Prandaj, kursimi i kohës është pothuajse 17%.
“Përmirësime të reja janë ende në progres”, tregon Reshid Jazami pa dhënë më shumë detaje. Jazami një fizikant dhe inxhinier me përvojë, ka zhvilluar një metodë karikimi që menaxhon rrymën e baterisë në vend të tensionit në bateritë konvencionale. Kjo metodë quhet voltammetri jolineare.
Me këtë metodë, bateritë mund të karikohen plotësisht (nga 0 në 100%) në 15 deri në 20 minuta. 5 minuta është një rekord i arritur në një test. Nga ana tjetër, me metodat konvencionale, rikarikimi kërkon rreth tridhjetë minuta për të shkuar nga 20% në 80% (karikim i shpejtë i zakonshëm, aktualisht i disponueshëm në treg), na shpjegon ai.
Kjo metodë mund të përshtatet me bateritë e çdo madhësie dhe kimie, duke filluar nga bateria e një cigareje elektronike te ajo e një Tesla, për shembull, shton Reshid Jazami.
“Aktualisht janë duke u zhvilluar teste me partnerët industrialë për të përshtatur këtë metodë me bateri të ndryshme, veçanërisht për laptopët dhe mjetet pa tela,” vazhdon ai. Rachid Yazami vlerëson se kjo risi mund të përfundoj në rreth dy vjet.
Jazami dhe ekipi i tij aktualisht janë duke punuar në projekte të ndryshme që lidhen me bateritë, riciklimin dhe prodhimin e tyre, na rrëfen ai më në fund.

Burimi: Medias24.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re