Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka paralajmëruar se së shpejti do të hapet ambasada e Shqipërisë në Kiev. Deklarata u bë gjatë konferencën e përbashkët me homologun e Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Në fjalën e tij, ministri Hasani u shpreh se Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës dhe dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës.

Hasani dekllaroi se po vazhdojnë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë.

“Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës dhe dënojmë me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës.

Vijojmë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë. Plani me 10 pika i Presidentit Zelenskyy është mundësia më realiste për arritjen e paqes.

Bashkë me aleatët jemi të angazhuar për realizimin e Pikës 5  “Rivendosja e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës.

Po punojmë për hapjen e ambasadës së Shqipërisë në Kiev, shpresojmë brenda këtij viti.

Me ministrin diskutuam për avancimin e marrëdhënieve të mira Shqipëri-Ukrainë. Në fokus të bisedës ishte ndihma ekonomike që Shqipëria mund të ofrojë për Ukrainën”, tha ndër të tjera ministri Hasani.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re