Në një të ardhme jo shumë të largët, makinat do të zhvillojnë një sistem komunikimi midis njëra-tjetrës, nëpërmjet të cilit do të shkëmbejnë informacione rreth kushteve të rrugës dhe të trafikut.

Verizon Business ka zbuluar një sistem revolucionar komunikimi automjet-me-gjithçka (V2X) në Shtetet e Bashkuara. Teknologjia u lejon makinave të shkëmbejnë të dhëna me automjete të tjera, infrastrukturë rrugore, apo edhe këmbësorë, duke ofruar alarme kritike në lidhje me ndryshimet e motit, ndërtimet ose pengesat e papritura.

Shumë kompanive iu desh të bashkëpunonin për të ndërtuar këtë platformë komunikimi. Verizon’s Edge Transportation Exchange fillimisht ofroi platformën e saj në partneritet me Shoqatën e Automobilave 5G, një organizatë me seli në SHBA që mbulon shërbimet e transportit në Arizona dhe Delaware. Volkswagen Group of America dhe Universiteti Rutgers gjithashtu morën pjesë, duke sjellë komunikim në kohë reale në rrugë.

Presto le auto comunicheranno tra loro

Frank Wieth, kryeinxhinieri i VW në SHBA, komentoi: “Alarmet e sigurisë dhe pagesat pa kontakt janë dy shembuj kryesorë të potencialit të teknologjisë mobile V2X”, duke iu referuar rrugëve me pagesë. Nga ana tjetër, zëvendëspresidenti i Verizon Business shtoi: “Automjetet po transformohen nga automjete mekanike në platforma të lëvizshme dhe të lidhura. Kjo teknologji u ofron prodhuesve dhe autoriteteve lokale mundësinë për të formësuar të ardhmen e transportit, me fokus në sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.

” Makina e së nesërmes jo vetëm që dëgjon dhe mëson, por gjithashtu siguron që nuk keni nevojë të kërkoni portofolin tuaj në kabinën tjetër të pagesës.

Presto le auto comunicheranno tra loro

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re