Noterja Miranda Xhemalçiu, e vënë në qendër të lajmeve për noterizimin e deklarimit të betimit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, ka sqaruar për mediat atë që ka ndodhur sot në noterinë e saj.

Xhemalçiu tha se deklarimi si procedurë ka kushtuar vetëm 26 mijë lekë të vjetra, dhe se puna e saj si notere nuk zëvendëson atë të presidentit, pasi vetëm ka legalizuar firmën e Vorpsit. Noterja, gjithashtu ka sqaruar se Vorpsi nuk e ka bërë betimin duke vënë duart në Kushtetutë, teksa tha më tej, se ajo si notere nuk mund t’a refuzonte atë.

Noterja Miranda Xhemalçiu: Jo e hodhi firmën duke më vënë mua në djeni. Kjo është detyra ime dhe unë nuk mund ta refuzoj. U paraqit me kartë identiteti, verifikova kartën. Nuk u betua mbi Kushtetutë, nuk vuri duart mbi Kushtetutë. Nuk mund të marr atributet e presidentit.

Unë mund të verfikoj se kush është person dhe çfarë thotë. Unë legalizoj formën e Arta Vorpsit, por edhe ta refuzoj për mua do të ishte shkelje. Tarifat janë siç e ka vënë ministri. Kjo ka kushtuar 20 mijë lekë të vjetra deklarata, plus taksën e pullës, 26 mijë lekë.

Dhe ju po të vini unë jam i detyruar të marr përsipër deklarimin. Kam bërë vetëm vërtetimin e firmës së saj, emër-mbiemër. Nuk vuri dorë mbi Kushtetutë.

Bëri vetëm deklarimin emër-mbiemër. Nuk jam unë organi i që bëj këto. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për firmën.

Unë e lexova patjetër, por legalizova vetëm firmën e Arta Vorpsit. Po t’a refuzoja do të ishte shkelje. Dhe ju po të më kërkoni do e bëj. Unë bëj mbi 10 deklarata në ditë. Çdo gjë është e ligjshme, kjo është procedurë e çdo noteri.

Jo moj zemër, ajo erdhi vetë. Ka 6 vite që është klientja ime. Unë s’merrem hiç me politikë. Ajo ka ardhur këtu para 6 vitesh. Kjo është qëllimi i saj si e paraqit. Unë vërtetoj vetëm që ishte firma e Arta Vorpsit. Mund t’jua tregoj edhe juve, neni 62., gërma “ë”. Unë vetëm këtë bëj.

Ditën e sotme, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private.

Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re