Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në Twitter pas mbylljes së sëancës për buxhetin e vitit 2023 e cila zgjati 28 orë.

 

 

Sipas kreut të qeverisë, opozita nuk ka pranuar asnjë nga krizat që po  përjeton bota në këto kohë dhe nuk dhanë asnjë shpjegim për paratë ruse të marra nga Partia Demokratike.

 

 

“Pas 28 orësh seancë diskutimesh për #Buxhetin2023 as PD, as PF dhe as PL(Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët!”

 

 

Rama shkruan gjithashtu se seanca u mbyll me dy të dehur nga ‘Foltojra’ që sipas tij kanë përdorur një gjuhë fyese në emër të popullit.

 

 

“Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit! Tre parti bedelësh pa atdhe,pa din e as iman, me tre të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!”- shkruan ai.

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re