Seanca për mandatin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ka nisur me tensione në mbledhjen e Këshilli të Mandateve, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Sipas ‘BW’, mësohet se opozita ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, por ka pasur replika nga ana e maxhorancës.

Deputeti Ervin Salianji mësohet se i është drejtuar deputetes së PS Ermonela Felajt duke i thënë se është në konflikt interesi dhe ndaj e kërkon mbledhjen me dyer të mbyllura.

“Je e përfshirë njësoj dhe je pjesë e dosjes dhe prandaj e kërkon të mbyllur mbledhjen”, është shprehur ai.

Ndonëse kërkesa e SPAK për heqjen e mandatit dhe arrestimin e ish-zv.kryeministrit është kthyer në një temë e ‘nxehtë’ për mazhorancën dhe opozitën, vetë Ahmetaj nuk merr pjesë në mbledhje, por përfaqësohet nga avokatët e tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re