Deputeti demokrat, Ervin Salianji gjatë seancës me dyet të mbyllura për mandatin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, i është drejtuar me disa pyetje këtyre të fundit.

Salianji ka pyetur avokatët nëse mendojnë se Ahmetaj po sulmohet politikisht nga mazhoranca, pas deklaratës së tyre se opozita duhet t’i ruhet protagonizmit gjyqësor.

Salianji-avokatëve: Avokat, ju në fjalën tuaj thatë që duhet t’i ruhemi protagonizmit gjyqësor, thatë që ka gjuhë joprofesionale në relacion, që ka fyerje që prokuroria u soll si Gestapo etj. Ndërkohë duke i qëndruar mendimit që ne nuk jemi gjykatë dhe që garancia e imunitetit është garanci për sulmet politike, po ju pyes pasi thatë që klienti juaj është vunerabel politikisht, mendoni që po sulmohet politikisht nga mazhoranca?
Avokatët mësohet se kanë thënë se do paraqesin relacion ku pasqyrohen dhe përgjigjet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re