Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Përmes një lidhjeje në Neës 24, Lala është shprehur se SPAK i cilësoi të drejta akuzat e ngritura nga SPAK për blerje votash.

Ajo tha gjithashtu se avokatët e Belerit pretenduan se përgjimet dhe hetimet ndaj Belerit janë të paligjshme dhe sipas tyre, Beleri po qëndron padrejtësisht në burg.

“Sikurse ju e keni dëgjuar, GJKKO ka vendosur ta cilësojë të drejtë akuzën e ngritur nga SPAK për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Belerin. Gjykatësi paraprak nuk ka gjetur argument për ta kthyer dosjen për rihetim. Ata dyshohen për korrupsion zgjedhor.

Bëhet fjalë për një seancë maratonë prej 4 orësh. Prokuroria pretendonte se ka prova që Beleri dhe Kokaveshi kanë kryer veprën penale të blerjes së votave. Avokatët kanë insistuar në pushimin e çështjes, pasi sipas tyre, të gjitha përgjimet dhe hetimet janë të paligjshme. Do të caktohet trupa gjykuese që do ta gjykojë atë dhe do të nisë procesi ndaj tij.

Vangjel Dule u paragjit në GJKKO, por duke qenë se dosja ndaj Belerit cilësohet si sekrete, Dule nuk u lejua të ishte i pranishëm në seancë. Çështja Beleri shkaktoi përplasje të forta mes Tiranës dhe Athinës dhe pritet që këto marrëdhënie të përkeqësohen më tej, por Prokuroria qëndron e vendosur në qëndrimin e saj”, është shprehur Lala.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re