Ndërsa seanca në Gjykatës së Posaçme vijon gjykimi ndaj 12 të akuzuarve për aferën me inceneratorët, mësohet se shumica pre tyre kanë mohuar akuzat duke u shprehur se kanë kryer detyrën.

Ndër të akuzuarit, që tashmë ndodhen në burg që nga hetimet për aferën me inceneratorin e Elbasanit, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti socialit Alqi Bllako, kanë dhënë dëshminë e tyre.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Koka ka thënë se akuzat janë ngritur mbi bazë të opimionit publik.

“Akuzat janë ngritur mbi baze të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël.”

Ndërsa Alqi Bllako ka folur për punësimin e Vladimir Bezhanit.

“Është një kontratë e ligjshme me sektorin privat. As me rregullore as me ligj nuk ndalohet. Është një nga tre ekspertët më të mirë në republikë sa i përket studimeve për trajtimin e mbetjeve. Paga e personit të punësuar është e ligjshme, sa kohë është e ligjshme s’ka motiv për të ngritur akuzë”, ka thënë Bllako.

Bllako, në mbrojtjen e tij ka pretenduar se për blerjen e makinerisë së birrës me vlerë 119.755 disponon fatura.

“E kam blerë personalisht në Çeki. Disponoj fatura që mund t’jua vë në dispozicion. Nuk kam përfituar blerje të tillë nga Klodian Zoto”, tha Bllako.

Sa i takon komunikimeve të disa prej zyrtarëve me Klodian Zoton apo punonjës të kompanisë së tij, të akuzuarit kanë pretenduar se në rastin e ofertave të pakërkuara duhet të ketë komunikim, bisedime e kontakte mes firmës që ka shfaqur interes dhe kontraktorëve.

SPAK ndërkohë ka kërkuar burg për Pëllumb Abeshin, i cili është në arrest në shtëpi. Edhe në mungesë SPAK ka kërkuar burg për Abeshin dhe Etleva Kondin. Për Abeshin është rrëzuar, pasi është 65 vjeç, ndërsa Kondi ka fëmijë të mitur.

SKEMA E ABUZIMIT ME INCENERATORIN E TIRANËS

Sipas SPAK, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, si dhe në gjatë fazës së zbatimit të kontratës koncesionare me vlerë mbi 128 milionë lekë të lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë tregtare “Integrated Energy B.V SPV”,  janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke renditur shtatë shkelje të kryera gjatë këtij procesi.

Prokuroria e Posaçme informon se nga hetimet ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët ndodhen në arrati, janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”.

Më herët SPAK ka vendosur sekuestro ndaj inceneratorit të Tiranës, pasi nga hetimi paraprak zbuloi se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re