Skip to content

Seanca maratonë për buxhetin 2025/ Gonxhe flet me shifra: Sa pensionistë përfitojnë bonusin për këtë fundvit

Gonxhe tha se 724. 933 pensionistë përfitojnë në tërësi bonusin e fundvitit

Teksa seanca maratonë për projekt buxhetin e vitit 2025 vazhdon, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ervin Gonxhe, foli nga foltorja e Kuvendit lidhur me sigurimet shoqërore dhe bonusin që pritet të marrin pensionistët këtë fundvit.

Ministri Gonxhe tha se ndihet krenar që kryeministri Rama dha sot lajmin e mirë për pensionistët. Gonxhe tha se 724. 933 pensionistë përfitojnë në tërësi bonusin e fundvitit. 511. 173 prej tyre do të marrin këtë fundvit bonusin 15 mijë lekë dhe 213.760 pensionistë përfitojnë bonusin 10 mijë lekë.

Për Sigurimet Shoqërore, së pari dua të theksoj që edhe më krenar sot që nga kjo sallë kryeministri dha lajmin e mirë për 724 933 pensionistë, nga të cilët 511 173 do të marrin këtë fundvit bonusin 15 mijë lekë dhe 213 760 pensionistë përfitojnë bonusin 10 mijë lekë.

Përfshirë edhe gjithë ata 65 763 pensionistë invalidë si edhe 44 561 pensione familjare, gra e burra të ve, fëmijë jetimë si edhe 2900 pensione të ushtarakëve.

Nga 91 mijë pensionet e fshatit si mesatare bonusi i rit pensionin vjetor me 12 për qind atyre 5174 pensionet. Praktikisht 9 për qind rritje e një pensioni pre 15 mijë lekësh në terma mesatare, 30% rritje e një pensioni social, 35% rritje e një pensioni familjar dhe kjo këtu fjalia që thashë është pa bonusin e fudvitit.”- tha ai.