Skip to content

Seanca maratonë për buxhetin mes kaosit dhe tensioneve, çfarë pritet të ndodhë të hënën nëse opozita bllokon Parlamentin! A ka një plan “B” mazhoranca?

E hëna e 20 nëntorit në kushtet e një parlamenti normal do të jetë një seancë maratonë, ku do të diskutohet dhe debatohet për buxhetin e vitit 2024.

Por për herë të parë, ndoshta pas shumë vitesh kjo seanca do të zhvillojë punimet mes kaosit dhe tensionet.

Si e tillë, nuk dihet nëse do të zgjasë, apo do të miratohet pa debate, për shkak të bllokimit që mund ti bëjë opozita e Sali Berishës, e cila prej gati një muaj nuk ka lejuar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.

Vetë Sali Berisha, por edhe deputetët demokratë që e mbështesin atë kanë paralajmëruar se aksioni i tyre do të vazhdojë dhe nuk ka kthim, derisa të plotësohen kërkesat e tyre, që kryesisht konsistojnë në ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Ditën e djeshme, Gazment Bardhi publikoi një foto, ku sipas tij është dhënë urdhër që Garda të bllokojë sallën e seancave parlamentare, duke mos lejuar demokratët që të zbatojnë skenarin e përmbysjes së karrigeve. Nëse kjo që deklaroi Bardhi do të ndodhë, atëherë nuk dihet se çfarë skenari do të vërë në zbatim opozita.

Ndërkohë pretendimet e Gazment Bardhi i hodhi poshtë Kuvendi, i cili në një reagim tha se kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk ka urdhëruar asnjë plan të veçante.

Kujtojmë që gjatë javëve që kemi lënë pas opozita nuk ka lejuar as zhvillimin e komisioneve parlamentare, çka ka detyruar mazhorancën që të vërë në zbatim planin B, atë të mbledhjeve Online. Por në rastin e seancës maratonë për buxhetin nuk dihet se si do të veprojë qeveria në rast bllokimi.

“”