Sali Berisha, në seancën e Kuvendit, i cili u rimblodh në seancë plenare pas zgjedhjeve të 11 majit.

Berisha:Të nderuar deputetë, kjo seancë mblidhet pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së perdes së hekurt në Europën ish-komuniste. Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën, zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale, që ka njohur ndonjëherë historia e vendit. Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Edi Rama përdori 76 milionë euro dhuratë për votë, për 48% të votuesve.

Pasi fali 20 mln euro gjoba dhe kamata për të marrë vota, pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë, deputetë këtyre karteleve ju zv ju në këtë parlament, jo se nuk ishit mëkatarë, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi, që mori 2500 vota në 2021, mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Edi Rama.

Ju mblidheni këu, pasi klanet e vrasësve, drogës, kartelet e drogës, sjellin në këtë parlament 28 deputetë në lista të mbyllura dhe të hapura.

Ju mblidheni sot këtu pasi për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbjelljen  e 28 mijë hektarëve kanabis në mbarë vendit.

Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të disaporës shqiptare, e manipuluat në mënyrën më të egër, kur 1.6 milionë shqiptarëve u shkelmuat votën. Po botë e krimit smund të ishit ndryshe ju. Këta mund të ishit.

Po, po. Shumë herë më e ndershme do të ishte që në këtë parlament të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajri, Elvis Doci, Suel Cela, Bari Bajri, Pëllumb Gjoka, Arben Qima, Renato Salihi, Orik Qyti dhe të tjerë të cilët u përdorin ju si lecka politike në fnksion të perandorive të tyre të krimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko