Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj është shprehur në një deklaratë për mediat se kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, për shpërdorim detyre.

Gjokutaj tha se gjykimi është ndërprerë për të shqyrtuar këtë kërkesë të tyren.

“Nga ana e Berishës sot është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes, për shpërdorim detyre, sepse vendimi është në shkelje të Kushtetutës. Kemi kërkuar përjashtimin e Irena Gjoka. Gjykimi është ndërprerë për të shqyrtuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit për përjashtimin e saj. ”, tha Gjokutaj.

Avokati Gjokutaj tha se janë autorizuar nga Berisha dhe gjykata e ka pranuar këtë autorizim për të vijuar gjykimin në prezencë të mbrojtjes.

“Ai na ka autorizuar neve, dhe gjykata e pranoji të vijojë gjykimin në prani të mbrojtjes, pasi në prokurën e Berishës janë përfshirë të gjitha tagrat dhe përfaqësimi”, tha ai.

Gjyqtarja Irena Gjoka është gjyqtarja e çështjes ndaj Sali Berishës, dhe  ka firmosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij, me urdhër të SPAK.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha ka refuzuar thirrjen e GJKKO-së për t’u paraqitur në ambientet e gjykatës për t’i marrë në pyetje lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re