Kryetari i grupit të PD Gazment Bardhi kerkoi ne nisje te seances qe kryeministri Rama te vije ne parlament, ndryshe punimet duhet te nderpriten.

 

“Ndërprisni seancën e thirreni kryeministrin të vijë të japë llogari në seancë. Ajo qe ndodhi ne Borizane nuk mund te kaloje vetem me doreheqjen e Rrahman Rrajes, tha Bardhi.

 

Bardhi shtoi se Rama nuk ka folur per dy ngjarjet e renda te diteve te fundit.

 

 

“Afera e inceneratorëve është një aferë e Arben Ahmetaj, një aferë e qeverisë Rama, është një aferë e Edi Ramës dhe duhet të vijë e të japë llogari”.

 

Mirepo Klotilda Bushka, deputete e PS tha se kerkesa e Gaz bardhit per te nderprere seancen ne rast se nuk vjen kryeministri Rama, nuk ka bazament.

 

“Ne nuk jemi as gjykate dhe as prokurori. Keto jane ceshtje qe i takojne sistemit te drejtesise”, tha Bushka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re