Prokurori i SPAK, Arben Kraja ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës para Këshillit të Mandateve, ndërkohë që avokati Genc Gjokutaj ka replikuar  kundër duke pyetur prokurorin se “ku e mbështesni pretendimin se Sali Berisha se ka ndikuar në ndryshimin e destinacionit nga klub sportiv në sipërfaqe banimi”.

Prokurori Kraja u shpreh se pyetja e avokatit s’ka lidhje me objektin që po diskutohet, duke shtuar se kanë dërguar tjetër kërkesë në Kuvend.

“Pyetja s’ka lidhje me objektin që po diskutohet këtu, në kemi sjellë kërkesë krejt tjetër. Për këtë mund të bëjmë debat në gjykatën respektive. Nuk kam përgjigje për këtë”, tha ai.

Ndër të tjera, avokati Gjokutaj u shpreh se, “dini kush i ka firmosur këto akte. Këta duan të të fusin në burg pa të përmendur emrin. Kjo është gënjeshtër.”

Pjesë nga diskutimi:

Gjokutaj: Në kërkesën tuaj i atribuoni Sali Berishës se ka ndikuar në ndryshimin e destinacionit nga klub sportiv në sipërfaqe banimi, ku e mbështesni këtë pretendim tuajin, pasi ne na rezulton ndryshe. Pretendoni se ndryshimi i destinacionit është ndryshuar nga Berisha si pjese, thoni ju, i veprës penale të korrupsionit.

Kraja: Pyetja s’ka lidhje me objektin që po diskutohet këtu, në kemi sjellë kërkesë krejt tjetër. Për këtë mund të bëjmë debat në gjykatën respektive. Nuk kam përgjigje për këtë.

Gjokutaj: Ju do merrni vendim për këtë çështje, po heshta unë si. Unë nuk po i referohem fashikullit të hetimit, ky rezulton nga akti. I dini kush i ka firmosur këto akte.  Do të të fusin në burg pa të përmendur emrin, çdo të thotë kjo. Kjo është gënjeshtër. Ky e quan element të anës objektive të deputeti Sali Berisha. Kjo kërkesë nuk ishte nevoja të mblidheshim ne këtu, por te kalonte në si dhe të gjenim ata elementë që ju dezertojnë ju në vendimmarrje, ndërkohë që është një tjetër person që ka firmosur dhe të gjithë i dinë shumë mirë, unë nuk mund të bej këtu sikur nuk di. Nëse nuk bëjmë debat për kërkesën që ka sjell prokurori këtu kur do e bëjmë. Ju lutem ta verifikoni këtë rrethanë, ne i kemi provat. Janë koshient që nuk shkojë në parlament dhe i interpretojnë vet ligjet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re