Avokatët e ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi, kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku pritet të shqyrtohet ankimimi i masës ndaj Sali Berishës.

Avokatët kërkojnë një masë më të butë për ish-kryeministrin që akuzohet për korrupsion pasiv gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.

Kujtojmë se një ditë më parë, ish kryeministri Sali Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen e privatizimit të ish Klubit sportiv Partizani .

Kjo ishte hera e parë që ai paraqitej te prokurorët e çështjes që kur në tetor të vitit të kaluar u mor nën hetim.

Ndaj Berisha nuk është ngritur akuzë. Ai dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin u ndërtuan një grup pallatesh.

Duke shfrytëzuar pozitën e tij si kryeministër, sipas hetimit, ai dyshohet të ketë miratuar ligje dhe akte nënligjore duke i përshtatur sipas nevojave të ish pronarëve, dhe se përmes kontrolleve administrative është ushtruar presion ndaj strukturave shtetërore që të përshpejtonin procedurat si dhe vënien e këtyre strukturave në dispozicion të Malltezi për realizimin e privatizimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re