Skip to content

Seanca zgjati vetëm 15 minuta/ Berisha: Përfundove si ‘Spirogjoka! Kryetarja e Kuvendit: S’mund të vish këtu pas humbjes tënde turpëruese dhe të prishësh Parlamentin

berisha12 scaled

Seanca në Kuvend është mbyllur me debate, mes kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Berisha, teksa akuzonte sociastët për lidhje me eksponentë të krimit, ka ndërhyrë Spiropali e cila i tërhoqi vëmendjen.

Berisha iu drejtua duke i thënë “Edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spirogjoka”.

Në përgjigje, Spiropali iyu drejtua duke i thënë “ti s’mund të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese dhe turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin e Shqipërisë”.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Do ju heq të drejtën e fjalës

Berisha: Pusho

Spiropali: Ju tërheq vëmendjen dhe ju jap vërejte. Mos iu drejtoni me gisht anëtarëve të Këshillit të ministrave.

Berisha: Edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spirogjoka.

Spiropali: Ulu në vend. Ti s’mund të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese dhe turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin e Shqipërisë. Ta dhashë fjalën sipas rregullores, në mirëbesim për të folur për rendin e ditës. E mbylle për sot siç e ke mbyllur gjithmonë dhe me turp. Vijojmë me votimin.

“”