Ka zgjatur vetëm 15-minuta seanca e sotme plenare, pasi deputetët e Opozitës janë futur në Parlament me vonesë dhe kanë nisur skenarin e bllokimit të punimeve.

Deputetët e opozitës ndezën zhurmuesit dhe u konfrontuan me Gardën e Republikës, ndërkohë që  kyeparlamentarja Lindita Nikolla tha se ishte e pamundur që kjo seancë të vijonte

Protestuesit e opozitës që u mblodhën jashtë sallës së Kuvendit, u përplasen me forcat e rendit. Ndërkohë që deputetët demokrat pasi u përplasën me gardën, u futen në sallën e Parlamentit.

Protestuesit jashtë sallës kanë hedhur kapsolle dhe tymuese ndaj forcave të policisë, ndërkohë që efektivët e FNSH kanë qëndruar në gatishmëri.
Pas përfundimit të seancën parlamentare, deputetët e grupimit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës iu bashkuan protestuesve që u mblodhën jashtë sallës së Kuvendit.

Kujtojmë që ky është ndër tubimet e para ku të dy grupimet bëhën bashkë në një protestë opozitare.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re