Pas përfundimit të seancave plenare, është e zakonshme që disa nga emrat e njohur të politikës, t’i ndeshësh në baret pranë institucionit.

Por teksa seancat prej muajsh zgjasin pak minuta për shkak të tensioneve të krijuara nga opozita, deputetët e mazhorancës kanë më shumë kohë për kafe e çaj.

Kështu ka ndodhur edhe me foto në fjalë, ku protagonistë janë pikërisht Damian Gjiknuri, Paulin Stërkaj dhe Nasip Naço.

Tre kolegët e Partisë Socialiste janë dukur tërësisht të relaksuar, teksa kanë qenë duke shijuar edhe bisedën mes tyre. Ata shihen të ulur në lokal së bashku pranë institucionit të Parlamentit.

Gjithashtu edhe deputetet e PS, pas politikës që i bën bashkë, gjejnë kohë për njëra-tjetrën edhe në kafe. Paparaci ynë ka mundur ti fotografojë në një nga baret pranë Parlamentit, ku zonjat duken tërësisht të relaksuara, duke konsumuar kafenë me njëra-tjetrën.

Eslemvera Zake, Antoneta Dhima, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti dhe disa emra të tjerë nga Partia Socialiste, kanë vendosur që kafenë ta pijnë së bashku. Ashtu si duket edhe nga shkrepjet, zonjat janë të qeshura.

Jemi të sigurta që biseda mes tyre, pak lidhje ka pasur me politikën, ndaj edhe imazhet e tyre shfaqen më të relaksuara, të paktën në këtë kafe miqësore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re