Skip to content

Seancë maratonë, Ervin Salianji pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura: U zbuluan të dhëna befasuese gjatë hetimeve për sistemin TIMS

Seanca maratonë në Komisionin Parlamentar për sistemin TIMS ku u morën në pyetje ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT-së, Ervin Muçi, ka zgjatur rreth 12 orë dhe ka përfunduar në 03:36 të mëngjesit të sotëm.

Kryetari i Komisionit Hetimor, Ervin Salianji ka reaguar pas përfundimit të seancës, duke u shprehur se janë zbuluar të dhëna befasuese në lidhje me hetimin dhe shumë shpejt do të bëhen publike për të gjithë.

“Pas orësh e orësh debate dhe diskutim të marrjes në pyetje të tre dëshmitarëve, ministrit të Brendshëm Taulant Balla, Drejtorit të përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të IT-së Erbvn Muça, tanimë në arrest shtëpie, pas orësh e orësh, ora 03:36 e mëngjesit kemi përfunduar seancën e pyetjeve bashkë me kolegët, padiskutim qe do të jeni në dijeni për shumë çështje të diskutuara në këtë komision që u kufizua nga votat arbitrare të PS për të bërë mbledhje me dyer të mbyllura.

Kemi arritur që të zbulojmë të dhëna befasuese në lidhje me hetimin parlamentar të cilat shumë shpejt do ti bëjmë publike për të gjithë.

Pavarësisht përpjekje të PS për të penguar këtë hetim ne po i shkojmë drejt fundit për ta ndriçua plotësisht këtë situatë të errët që ka ndodhur me të dhënat e sistemit TIMS.

Tani nuk thuhet natën e mirë, por mirëmëngjes”, tha Salianji.

“”