Pas një seance maratonë gjyqësore, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë gjykimin për zgjedhjet e 30 qershorit dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias.

 

Të drejtën për një pyetje për ekspertët e Komisionit të Venecias e kanë palët e përfshira në proces. Presidenti Republikës, Kuvendi, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike dhe Voltana Ademi në emër të kryetares së Shoqatës së Bashkive mund të depozitojnë pyetjet deri më 25 qershor.

 

Pastaj do të jetë Gjykata Kushtetuese që do t’i drejtohet Komisionit të Venecias me pyetjet e palëve dhe pyetjet e veta.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re