Austria mbështet përpjekjet e Kosovës për t’u bashkuar me Interpol, tha kancelari austriak Sebastian Kurz gjatë një vizite në Prishtinë të marten, pasi la pas Beogradin.

Ai pretendon se partneri i tij i koalicionit, Partia e Lirisë Austriake, Heinz-Christian Strache, ka ndryshuar qëndrimin e tij për këtë.

Gjatë një vizite të fundit të ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiç në Vienë, Strache njoftoi se Austria nuk do të mbështesë pranimin e Kosovës në Interpol, e as në ndonjë tjetër organizatë ndërkombëtare derisa të arrihet një zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës.

Strache kishte një qëndrim kritik ndaj anëtarësimit të Kosovës në Interpol, por ekspertët argumentuan rreth bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë, të cilat ishin vendimtare, siç u theksua dhe nga qeveria austriake.

Vërehet se prioritet i presidencës austriake të Bashkimit Evropian është të mbështesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e pranimit në BE, si dhe në zbatimin e reformave të nevojshme.

Në këtë frymë ishte dhe shpalosja e qëndrimit të Kurz se do e mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

“Kjo është veçanërisht e vërtetë për fushën e sigurisë së brendshme dhe luftën kundër korrupsionit, prandaj ne kemi interes në rritjen e bashkëpunimit policor”, tha Kurz.

Ministri i Brendshëm Kickl tha në një deklaratë më herët se anëtarësimi i Kosovës në Interpol ka përparësi në luftën kundër krimit, pasi lehtëson bashkëpunimin policor ndërkufitar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re