Nënkryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Luçiano Boçi ka lajmëruar organizimin e ri për turin e paralajmëruar në gjithë Shqipërinë.

Boçi tha për gazetarët që në mënyrë që të punohet me intensitet, do duhet që secili nga demokratët të bëhet pak “Berishë”.

Duke theksuar që kryetar i PD-së vijon të mbetet Berisha, Boçi shtoi se mesazhet e Berishës janë të qarta për të.

Ai tregoi se demokratët do të organizohen në katër grupe për tu ndarë në gjithë Shqipërinë.

Boçi: Berisha vazhdon të jetë kryetar i PD, por secili nga ne duhet bërë pak Berishë për të punuar më me intensitet

Sigurisht angazhimi ynë në takimin me strukturat është pjesë e detyrimit për rolin organizativ.

Takimet tona kanë qenë të suksesshme. Këtë sukses e kemi parë në angazhimin e strukturave për riorganizimin e partisë.

Sot ky tur është akoma më i domosdoshëm. Madje kemi një koncept të ri organizimi.

Do organizohemi në katër grupe dhe do shpërndahemi në të gjithë Shqipërinë për të takuar demokratët dhe për t’i angazhuar në të gjithë aksionin politik që ka axhendë të qartë dhe qëllime të mirëpërcaktuara.

Sali Berisha vazhdon të jetë kryetar i PD. Dhe po i referohem një thënie të tij, se edhe në Hënë po të jem, do vazhdoj të drejtoj PD-në.

Marrja e mesazheve nga ai për ne është e qartë, por njëkohësisht duhet një angazhim më i madh i pjesës drejtuese të PD. Duke nisur nga ne, që jemi niveli i parë dhe duke vazhduar me kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.

Secili na ne duhet bërë pak Berishë, të punojë me intensitet të lartë dhe të ketë rezultate të mira në organizim.

Sot do mblidhemi dhe të konkludojmë edhe datat përkatëse të axhendës së takimeve të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar për t’iu referuar atyre situatën politike dhe për të kaluar në vendimmarrje të rëndësishme për aksionet dhe situatën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re