Gazetarja e sportit Klevisa Alinani e ftuar sot në studion e Fax News foli mbi situatën e krijuar për zgjedhjet e Presidentit të Federatës Shqiptare.

Alinani theksoi se kryebashkiaku Veliaj dhe FSHF janë dy palë vazhdimisht në kundërshtim me njëra tjetrën por që nga ana tjetër po mblidhen faktet mbi çdo shkelje të mundshme ligjore dhe do t’i dërgohen Seferin.

Lidhur me ardhjen e tij në Shqipëri, gazetarja u shpreh se disi u qetësun ujërat pasi ai në takimin me Ramën kërkoi mosndërhyrjen e palëve të treta për këtë çështje, e megjithatë duke se Erion Veliaj është i vendosur të heqë Dukën nga drejtimi i shoqatës.

Ajo shtoi ndër të tjera se FSHF do ta çojë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë për shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa nga ana tjetër Veliaj pretendon se ka të drejtë.

Kujtojmë se sot Gjykata e Tiranës ka pezulluar zgjedhjet për presidentin e Federatës Shqiptare, por pavarësisht këtij vendimi Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar materialet zgjedhore.

Pjesë nga intervista.

Alinani: Duka tha sipas statusit të FSHF-së se me këtë cështje duhet të merret gjykata e Arbitrazhit sportive (për shtyrjen e zgjedhjeve) që është në Lozanë, por nga ana tjetër kryebashkiaku pretendon se ka të drejtë dhe cështja do të shkojë deri në prokurori.

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës për pezullimin e zgjedhjeve, nga FSHF na erdhi vendimi që Komiteti ekzekutiv ka miratuar të gjitha materialet për asamblenë zgjedhore që do të mbahet me 2 mars.

Dhe është një loj përgjigjie sepse sipas statusit të FSHF, pasi sipas tyre zgjedhjet janë të rregullta duke hedhur poshtë atë që ka thënë Veliaj.

Gjykata ka njohur asamblenë e zgjedhur nga Erion Veliaj dhe jo atë të FSHF-së, por FSHF nuk njeh shoqatë tjetër. Firmat që kanë marrë nga këta delegatë nuk i njohin.

Janë 12 shkelje ligjore që FSHF do i çojë me tutje për të fituar garën.

-Seferin ishte në Tiranë, ka lidhje prezenca e tij me të gjitha zhvillimet?

Alinani: Ardhja e tij sikur qetësoi ujërat sepse ai takoi Ramën dhe kërkoi që të mos ndërhynin palët e treta. Por Veliaj nuk e ka ndërmend të dorëzohet, sepse do të rrëzojë Dukën.

Palët vazhdimisht po kundërshtojnë njëra tjetrën, por po mblidhen fakte dhe do ti dërgohen Seferin. Situata nuk është aspak e mirë, janë kandidatët, më problematike kanë qenë Tirana, Durrësi dhe Gjirokastra.

Ndoshta vjen dhe një delegacion tjetër i UEFA-s.

-Do të mbahen zgjedhjet?

Alinani: Aq sa Veliaj është që këto zgjedhje të mos bëhen, aq është dhe FSHF.
Do të gjendet një zgjidhje besoj dhe zgjedhjet e 2 marsit do të mbahen.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re