Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Genta Sula, është surprizuar nga një mesazh falenderimi në studion e emisionit “Quo Vadis”. Një nga anëtarët e familjes Petrela i ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që ajo i ka ofruar pa nguruar, për shkak të të shkuarës së hidhur së familjes së tij.

Katër vëllezërit Petrela janë nderuar me tituj nderi “Për merita të veçanta civile”.

Lexo edhe :Related Posts

“Secili ka një moment të vetin ku piqet për të bërë kërkimin, unë nuk e kam pasur në fillim edhe për kërkimin për eshtrat nuk e kam të drejtuar te vetja. Është e vërtetë e kam të drejtuar te procesi, nëse bëhet për një person, është bërë edhe për mua. Ne nuk e kthejmë dot të shkuarën, ua them shpesh edhe ish të përndjekurve, ne mund të ndryshojmë fundin e historisë, ajo që iku, iku. Nëse ne bëjmë një gjë, një kthesë, kthehemi diku, rehabilitojmë një emër, identifikojmë një trup, bëjmë edhe shtetin të përgjegjshëm që ta gërrmojë e ta varrosë siç duhet, themi një të vërtetë që nuk është thënë”, theksoi ajo pas mesazhit që mori.

Ajo theksoi se të vërtetat e ish-të përndjekurve politikë janë të tmerrshme, një ndër to edhe historia e vëllezërve Petrela.

“Në vitet më të tmerrshme, të dy prindërit e tyre i kishin varros në mënyrë më të fshehtë dhe edhe pse kanë qenë fëmijë kanë shkuar edhe I kanë gjetur në Këlcyrë, janë lajmëruar nga dikush edhe ai është dekoruar me propozimin tonë. I kanë marrë në fshehtësi dhe prandaj I kemi quajtur prindër në sirtar, I kanë marrë I kanë mbajtur në shtëpitë e tyre, sepse as nuk mund t’I varrosnin dot”, tha ajo.

Sipas saj, kjo histori e dashurisë për familjes shkon përtej jetës, por së paku fundi ndryshoi, pasi shoqëria e vlerëson këtë rast.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re