Analisti Neritan Sejamini në një intervistë për Abc News ka komentuar ecurinë e reformës zgjedhore në vendin tonë.

Sejamini në fjalën e tij ka theksuar se, ne sistemet janë thjesht rregulla loje dhe mënyra se si ne zgjedhim që të bëjë politike.

Sipas tij, me dakortësinë e reformës zgjedhore është shuar ajo që ishte prej kohësh në politikën tonë, kriza e thellë që njihej nga palët.

Ai ka theksuar se, ne nuk duhet që të presim nga ndërkombëtarët çdo gjë, pasi zgjidhjen e bëjmë vetë ne dhe jo ambasadorët që thjeshtë janë këtu për ti shërbyer vendit të tyre.

“Para kësaj reforme opozita e përshkuan gjendjen si krizë e thellë politike, dhe me uljen në tryezë tashmë nuk mund ta cilësojmë më krizë politike. Tashmë partitë duhet të shkojnë në zgjedhje dhe të marrin vota qytetarëve, por në këtë situatë ato duhet të merren më shumë me veten në mënyrë që të jenë gati për tu futur në zgjedhje. Kjo është politika jonë dhe në thelb Shqipëria ka institucione shumë të dobëta, partitë shqiptare janë autokratike, që ngjajnë shumë me partinë komuniste që të gjithë bazohen te kryetari. Ne kalojmë nga kriza në krizë pasi nuk kemi pranuar sistemin ku jemi.

Ne presim që të huajt të zgjidhin probleme që ne nuk i zgjidhim betë, Një ambasador i huaj është këtu për ti shërbyer shtetit të vet jo vendi tonë për zgjedhjen e probleme, patjetër që ndërkombëtarët janë të interesuar që gjërat politike dhe çdo gjë tjetër të shkojë mirë. Çfarë mund të mendojë një ndërkombëtar kur e shikon se drejtësia dhe politika në Shqipëri nuk është siç duket. Ç’mund të bëjë një i huaj kur e shikon një cirk të tillë politik në vendin tonë. Ato theksojnë se është e vështirë demokracia në këtë vend dhe nuk presin qeverisje të mirë, drejtësia në vend është e vështirë dhe nuk presin që të luftohet krimi. Ato presin që në këtë vend thjesht mos ndodhin vrasje. Shqipëria më shumë prodhon reforma sesa i zbaton, pasi ne nuk i zbatojmë ato. Siç mund të kemi dhe reformën zgjedhore që ne nuk e dimë farë se si është arritur marrëveshja dhe pse është bërë një gjë e tillë”, është shprehur analisti.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme reformat jo vetëm të bëhen por edhe të zbatohen.

“Të dy palët mendojnë se po bëjnë një tjetër reformë të mirë për ecurinë e zgjedhjeve, Nuk mendoj se kjo reformë do të japë rezultate, humbësi sërish do të ngrejë akuza se janë bërë manipulime etj. Bërja e reformave vijnë si shkak i ndërhyrjes së huaj dhe jo për të zgjidhur problemet që ka politika jonë”, ka thënë ai./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re