Të gjitha bankat e nivelit të dytë janë të duke verifikuar klientet kredimarrës që janë prekur nga tërmeti I 26 nëtorit, me qëllim rishikimin e mundshëm të kushteve të kredisë. Guvernatori Genti Sejko zhvilloi një takim më bankat ku në fokus ishte krijimi I një plani masash të unifikuara, për të trajtuar kredimarrësit, pa kosto shtesë.

Në fjalën e tij Sejko u kërkoi bankave tu vijnë në ndihmë klientëve duke ofruar të gjithë lehtësitë e mundshme si nëpërmjet rishikimit të kushteve të kredisë ekzistuese, ashtu edhe trajtimit të kujdesshëm të kërkesave të tyre në të ardhmen. Paralelisht me këtë fakt guvernatori u këroi bakave që të ofrojnë asistencë për klientët lidhur edhe me kontrata e sigurimit që ata kanë bërë.

Për kreun e bankës qëndrore, përësore është vijimi i aktivitetit bankar në mënyrë të shëndetshme, ndërsa apeloi që pasojat e tërmetit të mos shkaktojnë ngadalësim në ritmin e kreditimit të ekonomisë.Deri më tani nuk ka një panoramë të qartë të kredimarrësve të prekur nga tërmeti shkatërrimtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re