Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko tha se në tremujorin e dytë të 2020-ës, ekonomia shqiptarë do të ketë goditjen më të fortë, si pasojë e COVID-19-ës.

“Parashikojmë që goditja më e fortë në ekonominë shqiptare do të jetë në tremujorin e dytë. Kjo sipas skenarit pozitiv që kemi parashikuar dhe pastaj në tre mujorin e tretë dhe të katërt të 2020, do të vazhdojmë të kemi rënie ekonomike jo kaq të fortë sa ky tremujor, por ringritja do të vijë në 2021, gjithmonë në rast se nuk do të kemi një kthim të koronavirusit dhe përsëritje të masave izoluese.”, tha ai në Ora News.

Skenari pozitiv është që rënie do të kemi dhe në dy tre mujorët e tjerë, me një ringritje në 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re