Skip to content

Sejko takon homologun italian, Shqipëria bëhet pjesë e tregut të pagesave “SEPA”

432312285 816420260527381 5618783010562444911 n

Banka e Shqipërisë do të asistohet nga Banka e Italisë për të modernizuar sistemin e pagesave dhe për t’u anëtarësuar në tregun unik të pagesave në euro “Sepa”.

Gjatë një takimi me homologun italian, guvernatori Gent Sejko u shpreh se pjesëmarrja në “Sepa” do të mundësojë kryerjen e pagesave ndërkufitare me kosto më të ulëta.

Shqipëria, shtoi Sejko, do të aplikojë në muajin qershor për t’u bërë anëtare e këtij sistemi pagesash.

Guvernatori theksoi se integrimi në një treg më të gjerë evropian, do të sjellë përfitime për ekonominë reale vendase./