Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, sqaroi se të gjitha bankat po i shtyjnë kreditë. Ai tha në emisionin “Open” në Top Channel se drejtuesit e bankave e siguruan se kreditë do të shtyhen.

Pyetjes së gazetares Eni Vasili se a është e pranueshme që ju të nënshkruani një marrëveshje me kryeministrin kur institucionet duhet të jenë të pavarura, ai iu përgjigj:

“Po është e pranueshme sepse jemi në një kohë krize. Marrëveshja u nënshkrua për të shtyrë kreditë, si një masë lehtësuese për bizneset dhe qytetarët”- tha Sejko.

Ai sqaroi edhe asnjë bankë nuk po e quan urdhri e tij të pabazë.

“Po, të gjitha bankat kanë bërë shtyrje të kredive. Kemi zhvilluar një video-konferencë me drejtuesit e bankave dhe më siguruan që kreditë po shtyhen”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re