Asnjë informacion nuk do të bëhet publik në lidhje me kompaninë Pfizer Export BV pasi qeveria shqiptare ka miratuar aktin normativ duke e cilësuar marrëveshjen si “sekret tregtar” për 500 mijë dozat e vaksinës që do të vijnë në vendin tonë. Brenda pak ditësh, pritet që Shqipëria të marrë 10700 dozat e para, por kompania Pfizer ka kërkuar që kontrata, përfshirë çmimin, sasinë dhe afatet e dorëzimit të mos bëhet publike.

Në aktin normativ të datës 10 Janar thuhet:

“Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publi, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Export BV nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare,” shkruhet në aktin normativ, i cili ngarkon edhe institucionet e përfshira në proces që të “mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur”.

Nuk është Shqipëria i vetmi shtet, të cilit Pfizer i ka kërkuar që të mos bëhet publik çmimi i vaksinës. Mbetet e paqartë përse e bën kompania farmaceutike këtë kërkesë. Megjithatë, Reuters raporton se Belgjika e ka bërë publik cmimin duke thënë se një dozë do të kushtojë 12 euro, ndërsa BE-ja do të paguajë 15.5 euro.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re