Programi ushtarak bërthamor koreano-verior përbën një kërcënim të rëndë dhe të paprecedentë për SHBA, Korenë e Jugut dhe Japoninë, konfirmuan sot ministrat e Mbrojtjes së tre vendeve.
Sekretari amerikan për Mbrojtjen, James Mattis dhe homologët aziatikë janë angazhuar gjatë një takimi në Filipine për të rritur presionet diplomatike kundër Phenianit dhe për të forcuar bashkëpunimin e tyre ushtarak.
Tensionet janë veçanërisht të larta prej më shumë se dy vitesh në gadishull për shkak të intensifikimit të programeve bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut, megjithëse të ndaluar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Klima është përkeqësuar edhe më shumë muajt e fundit nisur nga fakti i testit të gjashtë bërthamor dhe dy testeve me raketa ndërkontinentale koreano-veriore, si dhe deklaratat armiqësore të presidentit amerikan, Donald Trump dhe të liderit koreano-verior, Kim Jong-Un.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re