Në emër të SHBA, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, ka uruar pavarësinë e Shqipërisë.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzoj qeverinë dhe popullin e Shqipërisë dhe ju uroj një festë të gëzuar në 111-vjetorin e Pavarësisë.” thotë në mesazhin e tij, Blinken.

Kujtojmë se dhe Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar të gjithë shqiptarët për ditën e pavarësisë së Shqipërisë.

Ambasada zgjodhi urimin përmes një videoje ku oficerët dhe stafi i ambasadës amerikane ka udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë jo vetëm për të uruar, por si një mesazh për të përjetuar kulturën dhe historinë për të cilën kanë luftuar shqiptarët.

“Urime popullit shqiptar në 111-vjetorin e Pavarësisë nga Ambasada e SHBA! Për të shënuar këtë ditë të veçantë, oficerët tanë amerikanë dhe stafi ynë kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm për të ndarë këtë mesazh, por edhe për të përjetuar kulturën dhe historinë e larmishme, për të cilat aq shumë shqiptarë luftuan përgjatë historisë suaj të pasur. Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Gëzuar Shqipëri!”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re