Kryetari i LRE, Arian Galdini, ka komentuar në Panorama TV vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri dhe faktin që ai nuk zhvilloi një takim më përfaqësues të opozitës në vend.

Galdini u shpreh se as Blinken apo asnjë ministër i Jashtëm që kryen një vizitë zyrtare në një vend partner, nuk e ka për detyrë të takoj opozitën.

“Nuk ka asnjë detyrim në asnjë protokoll. Por a kemi në një opozitë që ofron partneritet, meritë, që është pro perëndimore dhe e pozicionuar drejtë apo kemi një opozitë të ngërthyer poshtë një ballkoni apo një vule”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, kryetari i LRE theksoi se Blinken edhe për ide të mëdha e konflikte të mëdha.

“Ai vjen për ide të mëdha, konflikte të mëdha. Vuçiçi ka vjedhur zgjedhjet në vendin e tij, ka opozitën në këmbë dhe po përpiqet të imponojë raportin e tij me Putinin”, tha Galini në Panorama TV.

Pjesë nga fjala e tij:

Galdini: Mendoj që duhet të kuptojmë se Shqipëria duhet të dal nga ajo që quhet shtet formal. Raportet nën shtetërore nuk janë një partiak, i shoh si SHBA dhe Shqipëria. Nuk e di në cilin vend të botës nga një vizitë zyrtare nga një ministër i jashtëm ka për detyrë të takoj edhe opozitën. Kjo është një krijesë për të inkurajuar realitet të tjera. Nuk ka asnjë detyrim në asnjë protokoll. Por a kemi në një opozitë që ofron partneritet, meritë, që është pro perëndimore dhe e pozicionuar drejtë apo kemi një opozitë të ngërthyer poshtë një ballkoni apo një vule.

Nuk u bë qameti pse nuk denjoi të pozicionohej. Ka një popull opozitar, po ku nuk është një detyrim i një shteti partner se kë do njohi. Nuk mendoj se ka detyrim t’i takojë. Ai vjen për ide të mëdha, konflikte të mëdha. Vucici ka vjedhur zgjedhjet në vendin e tij, ka opozitën në këmbë dhe po përpiqet të imponojë raportin e tij me Putinin. Ai është njeriu më i intëresuar për të ndezur konflikt.  Do doja që të kishte inkurajim opozita, por nëse nuk ta japin fitoje. Sfida jonë si opozitar kjo duhet të jetë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re