Avioni amerikan i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken ka prekur tokën shqiptare rreth orës 11:10 minuta, ndërsa e shoqëronte  zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, ish ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.

Në pistën e aeroportit zyrtari i lartë i Shteteve të Bashkuara u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, i ngarkuari me punë i SHBA pranë ambasadës David Wisner si dhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati.

Pasi u takua me zyrtarët, eskorta e Blinken u nis drejt Tiranës, ndërsa të gjitha rrugët janë të ‘blinduara’ nga policia dhe nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve.

Gjatë vizitës që pritet të zgjasë disa orë, pjesë e turit që nis në Shqipëri dhe përfundon në Berlin, zyrtari i lartë amerikan do të ketë një takim me presidentin e vendin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edh një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, “Sekretari Blinken do të konfirmojë marrëdhëniet e afërta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit kur njoftoi zyrtarisht vizitën e tij në kryeqytetn shqiptar, duke vënë në dukje se Shqipëria cilësohet si “një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i qëndrueshëm në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.”

Ndërsa dy ditë më parë Zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Yuri Kim tha se vizita e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri të enjten do të përqendrohet tek “ e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe ajo e Evropës”. Zonja Kima theksoi se “vizita vjen pasi ne kemi hyrë në 100 vjetorin e dytë të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe në një kohë kur duam të falenderojmë kryeministrin Rama dhe shqiptarët për rolin e tyre si bashkëpenëmbajtës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2022 deri në 2023. Shqipëria është tani në Këshillin e të Drejtave të Njeriut”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re