Jens Stolenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka dalë në një deklaratë për mediat, pas samitit të aleancës që u mbajt sot në Bruksel, me pjesëmarrjen e liderve të të gjitha shteteve.

Stolenberg tha se NATO do të ndihmojë Ukrainën me armë, por edhe financiarisht, është duke u shqyrtuar si mundësi.

“Do të shtojmë stërvitjet tona ushtarake, liderët e vendeve anëtare, vendosën që të japin më shumë mbështetje Ukrainës, do të vijojmë që ti japim mjete të sofistikuara, nuk do të përjashtojmë as dhënien e ndihmës financiare, dhe për luftën  kibernetike, apo atë biologjike, dhe çdo agresion tjetër që mund të vijë nga Rusia.

Ne kemi përgjegjësinë  për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti për vendet e tjera të rajonit. Do të japim mbështetje për Gjeorgjinë dhe Bosnje Hercegovinës, i bëjmë thirrje Kinës që të mos i japë ndihmë Rusisë, do të punojmë për një marrëveshje për paqen.

Politika jonë është ajo e dyerve të hapura për vendet që duan të bëhen pjesë e NATO-s. Ka ndryshuar e gjithë prespektiva e sigurisë”, tha Stolenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha që në nisje të konferencës, se pushtimi rus është kërcënimi më i madh për sigurinë në gjeneratë.

Populli i Ukrainës ka treguar guxim dhe vendosmëri duke luftuar për lirinë dhe të ardhmen e tyre.

“Ne qëndrojmë me ta,” tha ai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re